Historia jonë

Optika Simoni u hap në vitin 1960 nga Simon Shiroka (1927-1994) dhe ishte optika e parë në Kosovë. Simon Shiroka, një pionier në fushën e optikës në rajon, kreu shkollimin si opticien në Zagreb, ku fitoi njohuritë dhe aftësitë që do të sillnin një ndryshim të madh në shërbimin e syzeve në Kosovë.

Puna e tij e palodhur dhe përkushtimi për cilësinë bënë që Optika Simoni të bëhej një emër i njohur dhe i besueshëm për shumë breza të qytetarëve të Kosovës.

Mbi Optikën

Me 17 prill 2021, u hap dhe pika e dytë në Prishtinë, në rrugën që mban emrin e themeluesit, duke nderuar kështu trashëgiminë e Simon Shirokës dhe vazhduar traditën e shkëlqyer të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të optikës. Kjo pikë e re, moderne dhe e pajisur me teknologji të fundit, vazhdon të përmbushë nevojat e klientëve me të njëjtin standard të lartë që ka karakterizuar Optika Simonin që nga fillimet e saj.

Exceptional eyewear with unique brands not available anywhere else in Prishtina.
A must-visit for standout styles and top-notch service!

Eva Martinez

Doktoresha Laura është një profesioniste e shkëlqyer! E ngrohtë dhe e kujdesshme.
E bën çdo vizitë të ndjehet e lehtë dhe e këndshme.

Arita Thaqi

The staff was really on point and knew their stuff, making everything easy and enjoyable.
If you’re after great glasses, this is the place to hit up!

And Gashi